Juventusi është befasisht duke udhëhequr në San Paolo.
“Zonja e Vjetër” është duke udhëhequr me rezultat 0 me 1 në derbin ndaj liderit në Serie A – Napolit, shkruan portali arbresh.info.
Kampioni i Italisë siguroi epërsinë në minutën e 13′ të ndeshjes në një kundërsulm të shpejtë.
https://twitter.com/juventusfc/status/936686844670103552
Sulmuesi Gonzalo Higuain realizoi gol të bukur për 0 me 1 ndaj ish skuadrës së tij. 29-vjeçari argjentinas mposhti portierin Pepe Reina nga afërsia. Bashkëlotjari i tij në sulm, Paulo Dybala ishte asistues i këtij goli që mund të jetë edhe vendimtar në këtë super përballje.
Takimi ndërmjet dy skuadrave është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A./arbresh.info/
Formacionet zyrtare të ndeshjes:
Napoli: Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Rui; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne.
Juventus: Buffon; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Asamoah; Khedira, Pjanic, Matuidi; Dybala, Douglas Costa; Higuain.
Goli i realizuar nga Gonzalo Higuain:
https://streamable.com/lgnes
Parashikimi i motit për të premten
Funksioni i ri i AirPods të Apple mund të ndihmojë njerëzit ...
Në podcast me Toni Kroos, Klopp i ashpër me deklarata për Ra...
Drenusha: Në Big Brother hyra për fëmijët e mi
SHBA-ja thotë se afër 8.000 trupa koreanoveriore janë në kuf...
Krijimi i “Shtetit Bektashi”, Rama: Po ta kisha unë në dorë ...