Pjesa e parë e ndeshjes mbrëmjen e sotme (e shtunë) mes Maltës dhe Kosovës ka përfunduar me rezultat 0 me 1 në favor të “Dardanëve”.
Kombëtarja jonë gjeti epërsinë pas një gabimi në mbrojtje nga nikoqirët duke zhbllokuar shifrat që nga minuta e 15′ e takimit në stadiumin Ta’Qali, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse rrezikuan që nga fillimi portën Andrew Hogg, skuadra nën udhëheqjen e Bernard Challandes e gjeti golin e avantazhit si pasojë e një gabimi në pasim në mbrojtje të nikoqirëve.
Milot Rashica e kishte vërejtur këtë duke vrapuar për pasuar topin te sulmuesi qendror Vedat Muriqi që u tregua i saktë. Raste të mira kombëtarja jonë kishte edhe në vazhdim, por asnjëra prej tyre fatkeqësisht nuk u konkretizua me gol.
Takimi mes tyre është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së pestë në Grupin C në UEFA Ligë të Kombeve.
Portali arbresh.info do iu njoftoj në kohë reale për çdo zhvillim në ndeshje./arbresh.info/
Shikoni më poshtë golin dhe statistikat e ndeshjes:
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...