Ka përfunduar pjesa e parë pa gola në finalen e Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë.
Ndeshja filloi me ritëm të qetë, me dy kombëtaret që studionin nga afër lojën e njëra-tjetrës.
Por, Spanja filloi të dominonte – duke shfaqur më shumë nga loja, ndërsa anglezët prisnin nga kundërsulmet.
Kishte edhe nga ato momentet kur lojtarët debatonin, siç ishte rasti në minutën e 24-të mes Bukayo Sakas dhe Dani Carvajal, me këtë të fundit që i bëri me gjeste që të luante dhe të mos vajtonte.
Anglia luante shumë e ngjeshur në mbrojtje dhe kishte vështirësi që të dilte përpara.
Në anë tjetër Spanja duk ia doli ta thyente mbrojtjen e Tre Luanëve, ndërsa këta të fundit regjistruan rastin e parë serioz në minutën e 45+1-të.
Me gjasë në 45 minutat e dytë do të ketë së paku një gol, duke synuar që mos të shkojnë në vazhdime, aq më pak në penallti. /Telegrafi/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...