Pavarësisht një fillimi të jashtëzakonshëm duke gjetur golin e epërsisë pas vetëm 34 sekondave, gjërat nuk shkuan mirë tutje për Kosovën kundër Anglisë.
Kombëtarja jonë arriti të kalojë në avantazh qysh në minutën e parë duke realizuar me anë të mesfushorit Valon Berisha pas një gabimi të papritur nga mbrojtja e nikoqirëve, shkruan portali arbresh.info.
Vedat Muriqi rrëmbeu topin duke asistuar te mesfushori i Lazios që zhbllokoi në formë tronditëse rezultatin.
Sidoqoftë, Raheem Sterling barazoi gjithçka në minutën e 8′ duke shënuar me kokë për 1 me 1.
Sulmuesi i Manchester Cityt luajti një rol të madh edhe në golin e përmbysjes nga “Tre Luanët” duke nisur gjithçka si dhe duke asistuar te Harry Kane në minutën e 19′ për 2 me 1.
Mërgim Vojvoda shënoi autogol për 3 me 1, ndërsa goli i katërt u shënua nga Jadon Sancho pas një kundërsulmi.
Talenti Sancho realizoi për 5 me 1 edhe gjatë minutave shtesë.
Vlen të përmendet që Bernard Challandes është përjashtuar nga ndeshja si pasojë e reagimeve të ashpra ndaj gjyqtarit.
Portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...