Google ADS

Miralem Pjanic qetëson Maurizio Sarrin dhe tifozët e Juventusit

17:08 | 28 Tetor 2019
Arbresh Info

Miralem Pjanic qetëson Maurizio Sarrin dhe tifozët e Juventusit.

Me një foto të postuar në story në profilin e tij në Instagram, Pjanic shkruan në spanjisht “todo bien”, që përkthehet “gjithçka mirë” duke lënë të kuptohet se dëmtimi muskular që pësoi në udhëtim ndaj Lecces nuk është aspak serioz dhe se çdo është në rregull.

Fillimisht u mendua se lideri i mesfushës së bardhezinjëve do të mungonte për rreth 4 javë, por mesa duket Pjanic do të qëndrojë jashtë vetëm për ndeshjen e radhës atë të kësaj të mërkure ndaj Genoas, për t’u rikthyer në dispozicion të Sarrit për derbin e fundjavës ndaj Torinos.

Edhe mungesa ndaj Genoas është një masë paraprake që do të merret nga stafi mjekësor i Juventusit në mënyrë që mesfushori boshnjak të jetë në 100% në derbin ndaj Torinos.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme