Pjanic: Kartoni i kuq ndaj Cristiano Ronaldos ishte çmenduri

16:26 | 20 Shtator 2018
Arbresh Info

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic është tronditur nga vendimi për të larguar me karton të kuq superyllin Cristiano Ronaldo nga fusha mbrëmjen e kaluar në Valencia.

Mesfushori boshnjak shënoi dy penalti në ndeshjen në Mestalla ku “Zonja e Vjetër” ishte superiore ndaj rivalit pavarësisht se luajti më shumë se një orë me më pak se një lojtar si pasojë e ndëshkimit të Ronaldos me karton të kuq, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk ishte lehtë për të arritur deri këtu sepse topi nuk dukej se ishte duke shkuar atje para këtij rasti”, ka pranuar Pjanic për faqen zyrtare të UEFA-së.

“Duke mos përmendur gjithashtu që përballë unë kisha Neton, kundër të cilit kam ekzekutuar shumë penalti në stërvitje”

“Kartoni i kuq? Futbolli është çmenduri. Në pjesën e parë ne mund të kishim pasur të paktën tri gola më shumë”

“Ne kemi bërë të njëjtë gjë dy vite më parë në Lyon kur arritëm të fitojmë me 10 lojtarë. Pas kësaj, ne shkuam në finale. Ne duam ta përsërisim këtë”

Pas ndëshkimit direkt me karton të kuq, Cristiano Ronaldo u largua nga fusha duke qarë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme