Miralem Pjanic ka përsëritur që Juventusi është i “gatshëm” për ndeshjen e tyre të 1/8-ës në Ligë të Kampionëve kundër Atleticos.
Ndeshja e parë mes tyre zhvillohet në shtëpinë e Atleticos në Wanda Metropoilitano, ku do të luhet edhe finalja, dhe Pjanic ka bërë të qartë se Juventusi nuk do të shkojë atyre për të pushuar, transmeton portali arbresh.info.
“Atletico ka disa lojtarë shumë të mirë individualisht, por ata e kanë shfaqur në vitet e fundit se ata janë një skuadër që e bëjnë dallimin”, ka thënë mesfushori në një konferencë për shtyp.
“Finalja do të luhet në këtë stadium, por ne e dimë se do të ketë shumë pengesa për të arritur këtu”
“Një rreth shumë i rëndësishëm fillon për ne nesër dhe ne duam të rikthehemi këtu. Cristiano Ronaldo dëshiron të fitoj këtë ndeshje ashtu si të gjithë ne dhe ne shpresojmë të shënojmë nesër”
“Ne jemi të gatshëm për këtë ndeshje. A jemi favorit? Ne ndihemi të fuqishëm, por këtu ka shumë skuadra tjera të mrekullueshme”, shtoi Pjanic./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...