Mesfushori Miralem Pjanic është në nxitim për të gjetur zgjedhje për të ardhmen.
Pasi nuk u përshtat në planet e Ronald Koemanit, boshnjaku e ka bërë prioritet rikthimin te Juventus.
Që kur mësoi se Koeman do mbetet në stolin e Barcelonës, Pjanic ishte në dijeni që nuk ka pasur opsione dhe duhet të largohet.
Barcelona ia dha mundësinë të ndërprejë kontratën dhe të largohet si agjent i lirë, por Pjanic e refuzoi duke vazhduar t’i mbetet besnik kontratës edhe për tre vite.
Vazhdimi i Koeman dhe rikthimi i Massimiliano Allegri te Juventus ka ndikuar që boshnjaku të jetë i lidhur me rikthimin te “Bianconerët”.
Që nga ajo kohë, Allegri ia ka bërë me dije se ka vend në skuadër, por gjithçka varet nga marrëveshja mes Barcelonës dhe Juventusit.
Tani, që do nis edhe xhiro e dytë e La Liga-s dhe këtë vikend gjithashtu nis Seria A, Pjanic konsideron që duhet të definojë të ardhmen.
Mesfushori i ka vendosur ultimatum ish skuadrës që ta mbyll marrëveshjen brenda javës së ardhshme.
Barcelona është ende në pritje që Juventus të zgjedhë situatën e Ramsey dhe më pas të huazojë Pjanicin.
Në fakt, nëse Allegri nuk e fton Ramsey këtë vikend, atëherë uellsiani mund të konsiderojë largimin.
Kurse, nëse marrëveshja nuk mbyllet brenda javës, atëherë Pjanic do konsiderojë edhe alternativa të tjerë siç është Roma e Jose Mourinhos./Lajmi.net/
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...
Pas largimit të Redonit, Egli befason me këtë deklaratë
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...