Mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjanic, ka treguar që ka refuzuar Kombëtaren e Francës, në mënyrë që ta përfaqësonte atdheun e vet, Bosnjën.
Mesfushori boshnjak, i cili u transferua në “Camp Nou” nga Juventusi në afatin kalimtar të verës, është lindur në Tuzla, para se familja e tij të zhvendosej në Luksemburg pas luftës së Bosnjës, raporton Gazeta Express.
Pjanic kishte luajtur për grupmoshat e reja në kombëtaren e Luksemburgut dhe nënshkroi për Metz në moshën 14-vjeçare.
“Po, unë mund të luaja për Francën kur kam ardhur në Lyon, por unë kam thëne ditë më parë që ëndrra ime ka qenë të luaj për Bosnjën”, u deklarua Pjanic.
“Domenech më ka thirrur mua, por unë kisha vendosur në mendjen time. Unë e falënderoi atë gjithashtu, por dëshiroj që të jem i sinqertë”, shtoi ai.
Pjanic është tani duke u përgatitur për ndeshjet me kombëtaren e Bosnjës kundër Iranit para ndeshjeve në Ligën e Kombeve kundër Holandës dhe Italisë.
Ndërsa ndeshjen e radhës me skuadrën e Barcelonës, do të ketë pas ndeshjeve me kombëtaren ku do të udhëtoje për ndeshjen kundër Atletico Madrid me 21 nëntor.
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...