Pjanic e mirëpret një rikthim të mundshëm te Roma

16:36 | 16 Gusht 2021
KRG

Miralem Pjanic është duke pritur ofertën e duhur për tu larguar nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori boshnjak ka dështuar në vitin e tij të parë në Camp Nou, derisa tani nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman.

Barcelona nuk është duke e llogaritur si pjesë të saj për sezonin e ri dhe i ka bërë të qartë lojtarit se nuk do të luaj.

Pjanic është duke kërkuar rikthimin në Itali, derisa Juventusi po tenton ta rikthejë atë, por vetëm nëse largohet Aaron Ramsey.

31-vjeçari nuk e përjashton rikthimin te Roma, ku kaloi katër vite të mrekullueshme.

Roma me presidentin Dan Friedkin mund t’ia paguajë gjysmën e pagës lojtarit prej katër milionë eurove.

Gjithsesi Barcelona është e gatshme ta dërgoj në huazim dy vjeçar boshnjakun, vetëm nëse del një skuadër që paguan 50 për qind të pagës së tij. /Telegrafi/

Të ngjashme