Juventusi është afër për t’i siguruar kontrata të reja yjeve si Miralem Pjanic dhe Alex Sandro.
Sipas një raporti nga ‘Sportitalia’ këtë mbrëmje, “Zonja e Vjetër” dëshiron të blindoj në skuadër dy lojtarët që kanë ngjallur interesim të madh te klubet si Paris Saint Germaini, Barcelona dhe Manchester United, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi boshnjak Miralem Pjanic është aktualisht nën kontratën që e mbanë atë në klub deri në qershor të vitit 2021, pasi Juve aktivizoi klauzolën prej 32 milionë euro për të marrë atë nga Roma në verën e vitit 2016.
Marrëveshja e mbrojtësit të krahut të majtë, Alex Sandros, është e vlefshme deri në qershor të vitit 2020 dhe çmimi i tij është trefishuar që nga transferimi i tij për 26 milionë euro nga FC Porto në vitin 2015.
Raportohet se Juventusi është në bisedime të avancuara me agjentët e të dy lojtarëve për të nënshkruar kontrata të reja./arbresh.info/
Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve/ Vëmendja në derbin I...
Haradinaj: Nën udhëheqjen e Trump, Kosova ka krijuar ushtrin...
Edhe Hoti uron Trumpin: Vetëm me SHBA-në, Kosova mund të lëv...
“E ardhmja do të jetë e zjarrtë”, Musk publikon foto me Trum...
Bëhet virale foto e Trump duke lexuar fjalimin e tij të fito...
Shefja e BE-së uron Trumpin dhe e fton të punojnë së bashku