Legjenda italiane, Andrea Prilo ka lavdëruar yllin e Brescia-s, Sandro Tonali duke thënë se është shumë i kompletuar.
20-vjeçari cilësohet si një ndër talentët e Seria A, derisa kërkohet nga Juventus, Inter, AC Milan, Napoli dhe Roma, transmeton portali arbresh.info.
Tonali shumicën e rasteve krahasohet me Pirlo, por 40-vjeçari beson se ai është edhe më i kompletuar.
“Ata thonë që Tonali është zëvendësimi im. Në mendimin tim, ai nuk është si unë si futbollist”.
“Ai duket si unë nga flokët e gjata dhe sepse luan për Bresica. Për mua, është lojtar më ndryshe”.
“Është më i kompletuar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Është si unë dhe disa lojtarë tjerë se bashku”.
“Është një ndër mesfushorët më premtues në Itali. Stili i tij është më ndryshe se i imi, por sigurisht mund të bëhet lojtar i shkëlqyer”.
Gjatë këtij sezoni, Tonali ka bërë 24 paraqitje për Brescia duke shënuar vetëm një herë./arbresh.info.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...