Andrea Pirlo e ka lavdëruar punën e bërë nga lojtarët e tij në fitoren kundër Dinamo Kievit me rezultat 3:0 në Ligën e Kampionëve dhe ndihet i gatshëm për ndeshjen me Barcelonën.
Federico Chiesa, Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata shënuan golat në Torino, në një ndeshje që Juventusi luajti shkëlqyeshëm, edhe pasi që tashmë ishte kualifikuar për në raundin e 16-të.
Trajneri Pirlo ishte i kënaqur me performancën e lojtarëve të tij pas ndeshjes.
“Unë jam i kënaqur me performancën dhe kemi pasur qasjen e duhur psikologjike. Edhe nëse tashmë jemi të kualifikuar, duhet të luajmë gjithmonë për të fituar, kështu që pashë performancën e duhur të ekipit dhe ishte një shenjë pozitive që na duhej për veten tonë”, u deklarua Pirlo.
Pirlo iu është përgjigjur edhe kritikave, pasi që shumë ndeshje Juventus nuk ka treguar rezultat dhe nuk është në krye te Seria A.
“Unë e di që jam i ri dhe kam nevojë të përmirësohem, kështu që përpiqem të vazhdoj punën time një ditë në një kohë. Kjo është gjithçka që doja të thosha”, shtoi ai.
Ndërsa ai e lavdëroi edhe sulmuesin spanjoll, Alvaro Moratën, raporton kosova online press.
“Morata mbërriti shumë i ri në Juventus, ai u kthye nga përvojat e tij në Madrid dhe Londër një person dhe lojtar më i pjekur. Ai ndihet i lumtur dhe pa presion, kështu që ndihmon çdokënd që të japë më të mirën e tij.”
Ekziston ende një shans i vogël që Juventus mund të zërë vendin e parë në ndeshjen kundër Barcelonës, por që ata duhet të fitojnë me tre gola diferencë.
“Këto ishin lojërat më të lehta për t’u përgatitur si lojtar, kështu që shpresoj se e njëjta gjë do të jetë e vërtetë si një trajner. Këto ndeshje me të vërtetë përqendrojnë mendjen, motivimi vjen vetvetiu dhe ndihem gati. Para kësaj, ne kemi një derbi për t’u përqendruar me Torinon”, përfundoi Pirlo.”
Ndeshja në mes Juventusit dhe Barcelonën do të luhet më 8 dhjetor në Camp Nou./Arbresh.info/
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...