Pirlo kërkon të përforcojë sulmin me një lojtar të ri

09:04 | 2 Prill 2021
Arditë Shkodra

Sipas L’Equipe, ekziston një klauzolë në kontratën e Arkadiusz Milik që e lejon atë të largohet nga Marseille për 12 milion €.

Tani gazeta franceze raporton se Milik mund të bashkohet me Juventusin, pasi kjo e fundit është e gatshme t’i dhurojë ato para, përcjell lajmi.net.

Fillimisht, polaku ishte pjesë e Napolit kur edhe nënshkroi me Marseillen për 18 muaj, pra, në formë huazimi.

L’Equipe thotë se Milik përfundimisht do të kalojë në Juventus, klub i cili e ka kërkuar atë që nga viti 2019.

‘Zonja e Vjetër’ do të ishte më se e lumtur të blinte me atë çmim lojtarin, veçanërisht nëse Paulo Dybala largohet këtë verë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme