Andrea Pirlo ka paralajmëruar sulmuesin Paulo Dybala se “duhet të tregojë vetën” kundër Ajaxit sonte (e martë).
Juventusi luan këtë mbrëmje ndaj skuadrës së Ajaxit në kuadër të ndeshjes së dytë çerekfinale në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Max Allegri ka shfrytëzuar De Sciglion në vend të Joao Cancelos në krahun e djathtë ndërkohë Douglas Costa nuk është i gatshëm për ndeshjen në bankinë për shkak të problemit në pulpë të këmbës.
“De Sciglio është zgjedhur vetëm për shkak të lëndimit të Douglas Costas. Allegri dëshiron të mbajë një lojtar si Cancelo që mund të ndryshojë ndeshjen nga bankina”, ka thënë Pirlo për Sky Sports Itaia.
“Meqenëse Mario Mandzukic është jashtë, ky është një shans për Dybalan. Është nata e tij, ai duhet të tregoj se e meriton besimin e trajnerit dhe peshën e shiritit të kapitenit”
“Mendoj se zëvendësuesit do të jenë Moise Kean dhe Rodrigo Bentancur për shkak se Emre Can po rikthehet nga lëndimi dhe nuk luan 90 minuta”, përfundoi Pirlo.
Takimi ndërmjet dy skuadrave fillon në ora 21:00./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?