Andrea Pirlo beson që triumfi i Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve mund t’i siguroj Gianluigi Buffonit fitoren e Topit të Artë.
Porteri 39-vjeçar ka shijuar shumë tituj gjatë karrierës së tij, por reprezentuesi italian nuk ka shijuar ende trofeun madhështor të Evropës, transmeton portali arbresh.info. Pas arritjes në finale në vitin 2003 dhe 2015, portieri tani ka një shans tjetër për të shtuar një trofe në koleksionin e tij që tashmë përfshin 10 tituj në Serie A.
Andrea Pirlo, i cili ka luajtur së bashku me Buffonin te Italia dhe Juventusi, nuk ka dyshim që portieri dhe ish skuadra e tij e meritojnë fitoren ndaj gjigantit spanjoll.
I pyetur nëse e meriton çmimin Topi i Artë, mesfushori u përgjigj: “Mendoj se e po. Mendoj që është koha dhe viti i duhur. Jam shumë i kënaqur për të dhe për faktin që ai sërish ka mundësi të arrijë qëllimin e tij”
“Do të isha i kënaqur nëse ai e fiton këtë kupë sepse ai e ka vërtetuar se është njëri nga më të mirët në botë”, përfundoi Pirlo./arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...