Pires mbështet Mbappen për t’u transferuar te Real Madridi

10:16 | 1 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Francës, Robert Pires ka mbështetur superyllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, për t’u bashkuar me Real Madridin në vitin 2021.

Reprezentuesi francez ka qenë i lidhur shumë me një lëvizje në Santiago Bernabeu në 12 muajt e ardhshëm, me marrëveshjen e tij aktuale me ekipin e Thomas Tuchel që skadon në vitin 2022.

Mbappe thuhet se nuk është i gatshëm të zgjasë kontratën e tij aktuale, me kampionët e Ligue 1 të gatshëm të negociojnë largimin e tij më 2021 për të shmangur humbjen e tij si një transferim falas.

Pavarësisht interesimit nga kampionët anglezë, Liverpooli, Pires beson se 21-vjeçari duhet të bashkohet me ekipin e Zinedine Zidane nëse ai largohet nga kryeqyteti francez.

“Sigurisht do të doja ta shihja Mbappen te Real Madridi. Unë jam francez”, ka thënë fillimisht Pires në një intervistë për Diario AS.

“Më pëlqen PSG dhe do të doja që ai të vazhdonte në Ligue 1, por nëse ai dëshiron të rritet në karrierën e tij, ai duhet të nënshkruajë për Madridin”, përfundoi francezi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme