Drejtori i Prielli-t, Marco Tronchetti ka thënë se sponsori i Inter-it mund t’iu ndihmojë të transferojë yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
E ardhmja e argjentinasit është në dyshime, derisa ka raportime që kapiteni i Barcelonës mund të largohet, kur t’i skadojë kontrata, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Tronchetti beson se fuqia e Pirell-it mund t’iu ndihmojë “Neurazurëve”, ashtu siç ndihmojë Fiat për kalimin e Cristiano Ronaldo-s te Juventus-i në vitin 2018.
“Sinqerisht në një kohë të tillë, është e pamundur të investojmë në sport më shumë, mes Formula 1, Kupës së Amerikës dhe Inter-it”.
“Duhet të pyesim Steven Zhang për të bërë ndonjë efekt. Mund t’iu ndihmojmë, por nuk mund të bëjmë gjithçka”, theksoi ai.
Messi këtë sezon është duke vazhduar me super formën dhe deri me tani ka shënuar 22 gola derisa ka dhënë 19 asistime në La Liga./arbresh.info.
Lamborghini me shitje rekord në 2024
Dhoma e Përfaqësuesve voton pro sanksioneve ndaj GJNP-së për...
Fenomeni i këtij viti, Gjesti merr përkrahje edhe nga Granit...
Abdixhiku fton Kurtin të përballen në debat televiziv: Të ba...
Reali kualifikohet në finale të Superkupës, aty ku e pret Ba...
Shkupi dënon deklaratën e deputetit bullgar për bashkimin e ...