Gerard Pique tashmë ka caktuar një datë për kthimin e tij në fushën e blertë pasi pësoi një dëmtim tjetër në ndeshjen e fundit të tij me Barcelonën.
Qendërmbrojtësi me përvojë kishte një makth me lëndime sezonin e kaluar, dhe kështu që ishte një shqetësim i vërtetë ta shihje atë të rrëzohej gjatë barazimit 1-1 të Barcelonës me Athletic Bilbaon fundjavën e kaluar.
Më vonë u konfirmua se Pique kishte pësuar një dëmtim të muskulit, duke shmangur një pengesë tjetër në gju pasi kishte humbur 29 ndeshje gjatë sezonit të kaluar.
Dhe përpara ndeshjes së Barcelonës me Getafe në Camp Nou këtë fundjavë, një lojë që Pique do ta humbasë, mbrojtësi ka konfirmuar afatin kohor për kthimin e tij.
“Ditën tjetër pas lëndimit kishte një frikë të vogël. Nuk do të jem në gjendje të luaj këtë fundjavë, por do të jem gati për pas pushimit”, ka thënë Pique për Sport.
Kjo do të shihet si një nxitje e madhe për Barçën në mes të një fillim sezoni të përzier, duke marrë katër pikë nga dy ndeshjet e para.
Megjithëse, pavarësisht një paraqitjeje të dobët kundër Bilbaos, Pique është i kënaqur me mënyrën se si ai dhe shokët e tij të skuadrës kanë filluar sezonin.
“Unë jam i kënaqur me mënyrën se si filluam sezonin”, përfundoi mbrojtësi. /Telegrafi/