Pique ‘sponsorizoi’ largimin e Messit nga Barcelona

16:21 | 16 Shkurt 2022
KRG

Gerard Pique është cilësuar si aktori kryesor në largimin e Lionel Messit nga Barcelona te Paris Saint-Germain në muajin gusht.

Mediumi El Pais raporton pasi kushtet ishin rënë dakord për rinovimin e kontratës së tij, Messi mori një telefonatë nga presidenti i Barçës, Joan Laporta më 4 gusht për t’u informuar se marrëveshja e tij nuk mund të vazhdonte.

Më vonë, Messi mësoi se Pique nuk do të mbështeste rinovimin e tij me çdo kusht dhe ishte ai i cili kishte ‘sponsorizuar’ largimin e Messit.

Sipas burimeve të El Pais, qendërmbrojtësi i kishte thënë Laportës se me largimin e Messit do të zgjidheshin problemet financiare që përballet klubi nga Camp Nou.

“Pa Leon do të zgjidhet çështja e Fair Play Financiar”, thuhet t’i ketë thënë Pique-Laportas.

Dhe kështu ishte. Largimi i argjentinasit i lejoi Barcelonës të fillonte sezonin me një situatë relativisht të kontrolluar dhe përpjekjet financiare të disa lojtarëve, përfshirë vetë Pique, çuan në regjistrimin e nënshkrimeve si Memphis Depay.

Ndërkohë, burime nga dhoma e zhveshjes së PSG-së kanë këmbëngulur për pozitivitetin e Messin si person.

“Ai është më social, ju pyet për gjëra të ndryshme dhe ju tregon edhe gjëra për jetën e tij dhe për të”. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme