Pique rinovon kontratën me Barcelonën

14:34 | 29 Janar 2018
Arbresh.info

Gerrard Pique ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri më 20 qershor të 2020.

Sipas kësaj kontrate Pique ka një klauzolë në vlerë 500 milionë euro.

Ylli katalan është produkt i akademisë së famshme të Barçës, ‘La Masia’, e cila konsiderohet si më e mirë në botë.

Pique në vitin 2004 ishte huazuar te gjiganti anglez, Manchester United, klub me të cilin fitoi Premierligën dhe Ligën e Kampioënve.

Pas qëndrimit në Angli, ai në vitin 2008 u rikthye në klub nga trajneri Josep Guardiola.

Trajner me të cilin fitoi 25 trofe të ndryshëm, duke u shëndërruar një nga pikat kyçe të klubit.

30 vjeçari deri më tani është paraqitur në 422 ndeshje, duke shënuar 37 gola.

Trofetë i fituar: Tri Liga të Kampionëve, gjashtë tituj të La Ligas, pesë Kupa të Mbretit, pesë Superkupa të Spanjës, tri Superkupa të Evropës dhe tri Kupa të Botës për Klube. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme