Pique reagon pas vendimit të Griezman për të qëndruar tek Atletico Madrid

06:21 | 15 Qershor 2018
Arbresh.info

Reagimet ndaj dokumentarit të quajtur ‘Vendimi’ në të cilin Griezman ka njoftuar se do të qëndrojë tek Atletico Madrid kanë qenë të shumta dhe një prej tyre ka qenë ai i Gerard Pique.

Qendërmbrojtësi i Barçës është i pari nga klubi katalanas që ka reaguar pas konfirmimit të Griezman se do të qëndrojë tek Atletico Madrid. Në një postim në ‘Twitter’ ai i uron një sezon të mbarë me Atleticon vitin e ardhshëm.

Griezman u kërkua shumë nga Barcelona në këtë merkato për të përforcuar edhe më shumë sulmin, por vendimi i francezit i ka lënë jo pak të habitur jo vetëm kampin katalanas por edhe të tjerë që e kanë ndjekur çështjen e sulmuesit francez. Barcelona duhet të fillojë të mendojë për të tjerë lojtarë për përforcimin e repartit sulmues./(n.b/BalkanWeb)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme