Në momentin që u pyet nëse ndeshja e radhës ndaj Shqipërisë do të ishte e vështirë, mbrojtësi i Barcelonës shpërtheu në të qeshura.
Gerard Pique doli në konferencë për shtyp ku foli për 35 minuta mbi situatën në Katalonjë dhe shumë pak për futbollin.
Por, në momentin që u pyet nëse ndeshja e radhës ndaj Shqipërisë do të ishte e vështirë, mbrojtësi i Barcelonës shpërtheu në të qeshura.
“Shqipëria, e vështirë apo jo?”, pyeti një nga gazetarët spanjollë dhe Pique nisi të qeshte përpara se të përgjigjej kështu:
“Shqipëria është një skuadër që… (qesh përsëri) isha përgatitur për pyetje tjetër… Është një skuadër e vështirë, e tregoi veten duke u kualifikuar në Europianin e fundit. Në Shqipëri e patëm të vështirë, mbyllen mirë dhe godasin në kundërsulm”, tha Pique pasi arriti të rikthente seriozitetin, shkruan “Top Channel”.
Ndeshja Spanjë-Shqipëri do të luhet të premten në orën 20:45.
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda