Një gjykatës spanjoll ka urdhëruar që llogaria bankare e cila i takon Kosmosit, një kompanie e cila zotërohet nga ish-ylli i Barcelonës Gerard Pique, të ngrihet mes dyshimeve për destinacionin e parave.
Kjo është pjesë e një hetimi që po bëhet ndaj Superkupës së Spanjës, aty ku Federata e Futbollit të Spanjës arriti marrëveshje me Arabinë Saudite që kjo garë të luhej në Lindjen e Mesme.
Kosmos kishte vepruar në këtë marrëveshje si ndërmjetës, dhe gjykata tashmë ka dhuruar që 3 milionë euro bonuse që ishin paguar ndaj Kosmosit nga kompania saudite SELA, t’i vendoset një embargo.
Diario AS pretendon se kjo ështe vetëm një nga pesë llogaritë bankare që lidhen me Piquen, dhe që janë duke u hetuar nga organet e rendit.
Ky hetim do të synojë që të dëshmojë nëse pati parregullsi gjatë pagesës së parave, ndonëse deri më tani asnjë provë nuk është paraqitur.
Marrëveshja ishte arritur gjatë kohës kur në krye të Federatës ishte Luis Rubiales, por pasi u publikuan disa mesazhe të zërit dhe biseda mes Rubiales dhe Piques në shtyp, u ngritën dyshime lidhur me marrëdhënien e tyre.
Pique në të kaluarën e kishte mohuar ndonjë konflikt interesi, po ashtu kishte mohuar edhe raportin miqësor me Rubiales apo marrëveshjen me Arabinë Saudite./Telegrafi
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...