Pique ishte në qendër të mediave kohëve të fundit, për ndarjen e tij të bujshme më Shakiren.
Ai u përfol edhe për shumë skandale tjera, ku thuhej se ai është në një lidhje dashurore me nënën e bashklojtarit të tij Riqui Puig.
Në valën e shumë thashethemeve për të, Joan Laporta, presidenti i institucionit në të cilin është referencë mbrojtësi qendror, ka kërkuar të shprehë me fjalë momentin që po kalon futbollisti.
“ Pique po vuan shumë . Aq sa imagjinojmë, ne kemi në imagjinatën tonë në lojtarë me famë, para dhe gjithçka që na pëlqen, por ata janë njerëz dhe Pique është një qenie njerëzore e shkëlqyer . Ai është një nga kapitenët, jemi shumë me fat dhe na ka dhënë shumë si skuadër”, deklaroi ai në prononcimet për media.
“Edhe pse ka kaluar rrethana aspak të bukura, me fëmijë të vegjël (janë dy, Milan dhe Sasha, 9 dhe 7 vjeç), Pique meriton gjithë mbështetjen dhe dashurinë e fansave. Mos dëgjoni lajmet që përpiqen ta tregojnë atë si një njeri joserioz, pa ndjenja, që nuk ndjen asgjë. Jam me fat që e njoh dhe e kam trajtuar si person. Ai është një person i jashtëzakonshëm që vuan. Dhe ne duhet ta ndihmojmë atë”, përfundoi kreu i klubit katalunas.
Madhësia e “tërmetit” pati pasoja edhe në karrierën sportive të Piques, i cili fiton të ardhura edhe nga kompania e tij, Kosmos. Pak javë më parë, Xavi Hernandez, u takua me mbrojtësin dhe do të kishte treguar se ai nuk do të konsiderohet më në planet e tij. /arbresh.info/
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?