Barcelona janë në dyshime për të ardhmen e qendërmbrojtësit të tyre, Gerard Pique.
Polemikat e tij për jetën personale, rekordi i tij i lartë me lëndime, vështirësitë ekonomike të klubit dhe mosha e tij janë dyshimet e Barcelonës nëse duhet të vazhdojnë me spanjollin apo jo.
Sipas ‘AS’, në klub ka dyshime për të ardhmen qendërmbrojtësit.
Përveç problemeve të tij të përsëritura fizike sezonin e kaluar, klubi beson se ai është shumë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij personale dhe të biznesit jashtë fushave të blerta.
Këto mund të ndikojnë që spanjolli të largohet më herët nga ‘Camp Nou’, pasi ai ka kontratë deri në vitin 2024 me ekipin e Xavi Hernandez.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Piques. /arbresh.info/
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...