Gerard Pique ka shokuar botën e futbollit me vendimin për t’i dhënë fund karrierës së tij fantastike.
Qendërmbrojtësi katalunas të shtunën do të luaj ndeshjen e tij të fundit me Barcelonën derisa shumë kanë mbetur të habitur me vendimin e tij.
Edhe presidenti i Barcelonë, Joan Laporta ka thënë se nuk ka ditur asgjë për vendimin e Piques derisa vet mbrojtësi e ka bërë publik atë.
Se sa ishte i rëndësishëm Pique për klubin e tregon edhe data 10 gush, kur mbrojtësi darkoi me presidentin Joan Laporta dhe i ofroi mundësinë që të luante falas nëse ishte e nevojshme për t’i ndihmuar Barçës.
35-vjeçari kishte edhe një vit e gjysmë kontratë me katalunasit dhe largimi i tij do t’i ndihmojë jashtëzakonisht shumë Barcelonës në aspektin financiar.
Ka qenë gazetari spanjoll Sique Rodriguez që ka zbuluar detaje të reja se si Pique do t’i falë Barcelonës rreth 30 milionë euro.
“Pique do të heqë dorë nga rreth 30 milionë euro. Laporta nuk e dinte deri pak para publikimit të videos se Pique do të njoftonte pensionimin. As drejtuesit e Barçës nuk dinin asgjë”, ka shkruar gazetari spanjoll Sique Rodriguez.
Ndërkohë AS ka raportuar se Pique kishte një bonus në fund të karrierës nga Barcelona, i ngjashëm me atë që kishte Lionel Messi, bonus besnikërie.
Por as atë bonus nuk do ta marrë mbrojtësi duke i falur Barcelonës miliona euro që janë të mirëseardhura duke parë gjendjen e rëndë financiare të klubit katalunas.
Ish-reprezentuesi spanjoll është produkt i Akademisë ‘La Masia’, teksa u largua nga Barcelona në moshën 17-vjeçare në vitin 2004 duke u rikthyer përsëri në Camp Nou katër vite më vonë.
Pique ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Barçën në fitimin e 30 trofeve të ndryshëm. /telegraf
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...