Sipas raporteve në Spanjë, mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique dëshiron që sulmuesi Gerard Deulofeu të shitet.
Barcelona rinënshkroi me Gerard Deulofeun gjatë verës nga Evertoni pas një sezoni të shkurtër dhe të suksesshëm të shpenzuar te AC Milani, transmeton portali arbresh.info.
Ernesto Valverde dëshironte të sillte 23-vjeçarin sërish në Camp Nou pas shkëlqimit të tij në San Siro. Megjithatë, ai ka startuar vetëm në pesë ndeshje në La Liga këtë sezon qysh pas rikthimit te klubi i tij i fëmijërisë.
Dhe, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që një numër i madh i lojtarëve të sprovuar në skuadër si Gerard Pique mendojnë se do të ishte një gjë e mirë transferimi i tij larg klubit. Raporti shton gjithashtu që Pique është përzier edhe në të kaluarën rreth bizneseve të Barcelonës në transferime.
30-vjeçari beson që ish futbollisti i Evertonit do të ishte më i mirë te ndonjë klub tjetër ku do të fitonte kohë të rregullt në fushë. Pique thuhet madje se ka përkrahjen e zërit më të fuqishëm të Barcelonës në dhomën e zhveshjes – Lionel Messit.
Lexo edhe: Shkodran Mustafi shpallet lojtari më i mirë në Premierë Ligë
Reprezentuesi argjentinas thuhet se ndan të njëjtën pikëpamje me bashkëlojtarin e tij dhe beson që Deulofeu nuk ka të ardhme te Barcelona.
Messi gjithashtu nuk pëlqen të luaj me reprezentuesin spanjoll dhe favorizon Paco Alcacerin dhe Luis Suarez në front./arbresh.info/
Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother pas mesnatës – është ...
Nis raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve në Komis...
Arrestohet në Prishtinë burri që e ngacmoi dhe e përcolli nj...
Protesta me bllokim rrugësh/ Procedohen katër deputetë të PD...
Vdes i burgosuri në Istog, gjendja iu keqësua derisa po tran...
Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Prizren