Google ADS

Pique fletë për El- Clasicon: Reali ka nivel të lartë, por mund t’i dëmtojmë

22:12 | 10 Janar 2022
KRG

Gerard Pique ka folur para “El-Clasicos” se parë të këtij viti.

Spanjolli ka thënë se ka pritshmëri të mëdha për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës e cila do të zhvillohet të mërkurën në ora 20:00.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, ka thënë se madrilenët  kanë skuadër të nivelit të lartë, por katalunasit kanë aftësi që t’i dëmtojnë ata.

“Real Madrid kanë nivel të lartë, por mund t’i dëmtojmë. Ishte e padrejtë që ata morën tri pikë në ‘Camp Nou”- ka thënë Pique.

“Situata ka ndryshuar prej atëherë”- shtoi qendërmbrojtësi i katalunasëve.

Barcelona nuk është duke pasur ndonjë formë të mirë në këtë sezon, ku gjatë vitit të kaluar ka pasur probleme tejet serioze me financat.

Ndërsa madrilenët  janë liderë të tabelës së La Ligës ku  është  9 pikë larg Sevillës e cila gjendet në pozitën e dytë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme