Pique e pranon se lojtarët e Barçës janë në kontakt të vazhdueshëm me Neymarin

15:55 | 7 Gusht 2019
Arbresh Info

Gerard Pique e ka pranuar se lojtarët e Barcelonës janë në kontakt të rregullt me ish bashkëlojtarin e tij – Neymarin.

Ylli që kërkon largimin nga PSG dëshiron të ribashkohet me Barcelonën para se të mbyllet merkato e transferimeve më 2 shtator, transmeton portali arbresh.info.

I pyetur rreth situatës, Pique ka thënë: “Sigurisht ne kemi pasur bisedime me të, por ato janë private”.

“Është një operacion i komplikuar”

“Skuadra që kemi tani është mjaftueshëm e rëndësishme për të luftuar për të gjithë titujt. Në rast se vije mundësia, do të isha i lumtur që të kem atë këtu”

“Lojtarët mund të kenë mendimet e tyre personale, por kjo nuk ndryshon asgjë”, përfundoi Pique./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme