Pique: Bayern ishte superior, do jetë vit i vështirë

08:05 | 15 Shtator 2021
KRG

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka reaguar pas humbjes nga Bayern Munich.

Gjiganti gjerman triumfoi në “Camp Nou” me rezultat 0 – 3.

Pas ndeshjes, Pique tha se Bayern ishin superior, derisa beson se ky vit do jetë i vështirë.

“Është çfarë është. Tani jemi, kush jemi. Do vazhdojmë të garojmë deri në fund, edhe pse do jetë një vit i vështirë”.

“Ndeshja na mësoi se Bayern ishte superior, por lojtarë shumë të rinj kanë ardhur që do jenë e ardhmja”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Barcelona në vikend përballet me Granadan.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme