Google ADS

Pique: Arritën të përmirësohen dhe fituan ndeshjen

08:19 | 2 Mars 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique nuk është i lumtur me humbjen ndaj rivalit, Real Madrid.

Dje skuadra e Zinedine Zidane mposhti Barcelonën në “Santaigo Bernabeu” me rezultat 2 – 0, transmeton portali arbresh.info.

Spanjolli në një intervistë për Marca tha se gjatë pjesës së parë “Los Blancos” ishin të dobët, por pas pushimit u përmirësuan shumë.

“Skuadra e Madrid që luajtën në pjesën e parë ishte më e dobëta që kam luajtur kundër. U përmirësuan pas pushimit dhe fituan ndeshjen”.

“Por, krijuam shanse në pjesën e parë dhe nëse shënonim atëherë do të kishim avantazhin”, theksoi ai.

Gara për titullin e La Liga vazhdon me Realin në krye, një pikë më shumë se Barcelona./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme