Stefano Pioli thuhet se ka vendosur për të vazhduar qëndrimin te Interi deri në momentin kur ata mund të sigurojnë shërbimet e Antonio Contes ose Diego Simeones.
“Nerazzurrët” humbën në ndeshjen ndaj Crotones në fundjavë, gjë që do të thotë se ata tani kanë tri ndeshje pa asnjë fitore dhe janë matematikisht jashtë garës për Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, sipas raporteve të ndryshme nga mediat italiane, pronarët e klubit do të bëjnë ndryshim vetëm nëse arrijnë të sigurojnë transferimin e emrave të mëdhenj.
Prioriteti i tyre vazhdon të mbetet trajneri i Chelseat, Antonio Conte, por ai ka deklaruar se është i lumtur në ‘Stamford Bridge’.
Diego Simeone i Atletico Madridi është gjithashtu një opsion, por ai ka edhe një vit në kontratën e tij./arbresh.info
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...