Trajneri i AC Milan-it, Stefano Pioli beson se Theo Hernandez mund të bëhet mbrojtësi i krahut të majtë më i mirë në botë.
Hernandez gjatë verës së kaluar iu bashkua “Los Blancos” dhe është duke bërë super përformanca, transmeton portali arbresh.info.
Pioli beson se Hernandez mund të bëhet një ndër mbrojtësit më të mirë në botë nëse vazhdon me punën e madhe.
“Theo është më i dedikuar për aspektin ofansiv të ndeshjes. Është duke punuar dhe duhet të këtë vëmendje edhe në fazën defansive”.
“Ai e ka kuptuar se mund të bëhet një ndër mbrojtësit më të mirë në botë nëse punon në këtë fazë. Ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm nesër”, deklaroi ai.
Milan nesër do përballet me Juventus-in, derisa ende s’kanë pësuar humbje në katër ndeshjet e fundit./arbresh.info.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...