Stefano Pioli rrezikon shkarkimin. Milani pret Sassuolon në “San Siro” në datën 30 dhjetor. Sfidë që duhet fituar me çdo kusht për t’u rikthyer te tri pikët dhe për të shpëtuar trajnerin.
Pozitat e Piolit janë lëkundur shumë dhe Sassuolo është shansi i tij i fundit.
Drejtuesit e kuqezinjve po e humbin durimin dhe aventura e Piolit, i cili nuk ka më as mbështetjen e tifozëve, është drejt fundit.
Por ka edhe një mundësi kundër skuadrës emiliane. Me Sassuolon që ka “fikur” dy trajnerë të Milanit më parë.
Ishte 12 janari i vitit 2014 kur Max Allegri shkarkohej nga Milani pas humbjes 4-3 në “Mapei Stadium” përballë Sassuolos. Falë një “pokeri” të Berardit.
Tekniku aktual i Juventusit zëvendësohej nga Clarence Seedorf, aventura e të cilit në stolin kuqezi mbyllej po pas duelit me Sassuolon.
Që edhe pse Milani fitonte 2-1 nuk mjaftoi, pasi skuadra e holandezit u la pas nga Torino, me këta të fundit që u kualifikuan në Europë.
Pioli është i paralajmëruar. Pavarësisht krizës së rezultateve, Sassuolo është një skuadër që transformohet kur zbret në mitikun “San Siro”./ss
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...