Stefano Pioli ka folur sot (e premte) në konferencën e tij për shtyp, ndërsa skuadra e tij përgatitet të përballet me Romën në një ndeshje vendimtare në Serie A të shtunën pasdite.
Me shtatë ndeshje të mbetura për të përfunduar sezonin, Milan aktualisht zë vendin e katërt në tabelën e Serie A, ndërsa Roma është e pesta me pikë të barabarta.
Pavarësisht se është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Pioli e di se përballja e së shtunës në Olimpico është po aq e rëndësishme sa edhe ajo.
Watch the presser in English exclusively on our YouTube channel: become a member 👉 https://t.co/1QPRbMc7gL
Abbonati al nostro canale YouTube e fai la tua domanda a Mister Pioli 👉 https://t.co/qluiSJjzon#RomaMilan | @play_eFootball | #SempreMilan
— AC Milan (@acmilan) April 28, 2023
“Duhet t’i japim vazhdimësi paraqitjeve tona dhe të sigurohemi që ndeshja tjetër të jetë gjithmonë më e rëndësishmja. Dhe kështu është: ndeshja e nesërme vlen dyfish dhe duhet ta përballojmë me shpirtin e duhur”, ka thënë fillimisht Pioli.
“Ia vlen shumë, ne kemi gjithnjë e më pak ndeshje për të luajtur. Kemi tre përplasje direkte, sa më shumë pikë të marrim, aq më shumë shanse do të kemi për të përfunduar në top 4 që është synimi ynë më i madh”.
“Jemi mirë, ekziston dëshira për të pasur një fund të mirë të sezonit. Në këto ndeshjet e fundit do të vendoset finalja e sezonit dhe ne duhet ta shohim veten si protagonistë. Ndeshjet duhet të luhen dhe të fitohen ende, por le t’i marrim ndeshjet një nga një, përndryshe humbasim energjinë”.
“Performancat e fundit kanë qenë të mira. E dimë se çfarë të bëjmë në ndeshjet e rëndësishme, kështu që do të shkojmë në Romë me besim, kemi cilësitë për të bërë mirë”.
Pioli është gjithashtu i vetëdijshëm se Roma do të jetë kundërshtar i fortë dhe ka mbetur i impresionuar nga paraqitjet e fundit të skuadrës së Jose Mourinhos, pavarësisht se humbën 3-1 kundër Atalantës fundjavën e kaluar.
“Ne i dimë karakteristikat e tyre. Por, le të mos mendojmë shumë për rezultatin në fillim të sezonit. Duhet të jemi të kujdesshëm në ato situata ku Roma është e fortë, si në ndërprerje”./Telegrafi/
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...