Pioli përfshin transferimin e djeshëm në skuadër për ndeshjen kundër Atalantas

15:51 | 23 Janar 2021
Arbresh.info

Sot me fillim nga ora 18:00 AC Milan do të përballet me Atalantan në kuadër të javës së 19-të në Serie A.

“Rossonerët” do të tentojnë ta ruajnë lidershipin, por përballë do ta kenë një Atalanta e cila është e frikshme në fazën ofanzive.

Bergamaskët aktualisht pozicionohen në vendin e gjashtë me 33 pikë, 10 më pak se Milani.

Pioli ka publikuar listën e të ftuarve për këtë ndeshje, ndërsa janë përfshirë dy transferimet e fundit, Mario Mandzukic dhe Fikayo Tomori.

Kurse, është rikthyer edhe Theo Hernandez, i cili kishte qenë i prekur nga koronavirusi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme