Interi fitoi ndeshjen e çerekfinales ndaj Milanit me rezultat 2-1, duke shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.
Stefano Pioli këmbëngul se ‘ndryshimi i vetëm’ midis Milanit dhe Interit në çerekfinalen e Coppa Italia ishte kartoni i kuq i Zlatan Ibrahimovic dhe ai ndihet ‘pozitiv për të ardhmen e klubit.’
Ibrahimovic u kishte dhënë epërsinë Rossonerëve, por pas përjashtimit të tij pas kartonin të dytë të verdhë, Romelu Lukaku konkretizoi në gol një penallti dhe Christian Eriksen përfundoi ndeshjen me një goditje të lirë në kohën shtesë.
“Është zhgënjyese që jemi eliminuar, sepse u kujdesëm për këtë garë”, tha Pioli, transmeton lajmi.net.
“Kjo performancë tregon se ne jemi një skuadër e fortë që mund të qëndrojmë mirë, por rënia e një njeriu e bëri atë shumë më të vështirë.”
Trajneri u pyet nëse mosmarrëveshja midis Lukaku dhe Ibrahimovic para pjesës së parë ndikoi në pjesën tjetër të lojës.
“Situata ishte një faktor që ka ndikim gjithsesi, pasi kartoni i parë i verdhë më pas çoi në të dytin. Ata janë dy të rritur, i thanë diçka njëri-tjetrit, nuk e di se çfarë. Ndodh, duhet të shohim përpara.
“Sidoqoftë, unë e lë këtë humbje duke u ndjerë shumë më pozitiv dhe më i sigurt për të ardhmen tonë sesa isha pas ndeshjes ndaj Atalanta”, u shpreh trajneri Milanit.
Pioli më pas tha se ishte një ndeshje shumë e ekuilibruar, ndryshimi i vetëm mungesa e një lojtari.
A e dëmtoi Ibrahimoviç Milanin me veprimet e tij këtë mbrëmje?
“Kartoni i dytë i verdhë ishte nga dëshira e tij për të ndihmuar ekipin. Ai mund të ishte ngadalësuar, por ndodhi çfarë ndodhi”, përfundoi trajneri rosonerëve.
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...