Stefano Pioli ka thënë se Milanit ‘i mungonte cilësia dhe ritmi’ në barazimin 1-1 me Udinesen të mërkurën mbrëma.
Milani u desh të mjaftohej dhe t’i gëzohej një barazimi të vonshëm në minutat shtesë me anë të Franck Kessie, i cili shënoi nga penalltia për të zhvlerësuar golin e shënuar nga Rodrigo Becau.
“Ne donim të fitonim, është turp. Ne e dinim që do të ishte e vështirë kundër një ekipi me të gjithë që qëndronin prapa topit”, ka thënë fillimisht Pioli për DAZN.
“Unë pashë vendosmëri dhe mungesë qartësie. Kishte mungesë të cilësisë dhe ritmit, jo zemërimit dhe vendosmërisë”.
“Ne fillojmë përsëri si gjithmonë me ndeshjen tjetër. Çdo lojë ka historinë e vet”.
“Të dielën gjetëm një kundërshtar që donte të luante, Udinese në vend të kësaj luante këtë lloj loje tjetër”.
“Ne duhej të futeshim në më shumë duele dhe dueli i vetëm që arritëm të fitonim në pjesën e parë ishte kur [Samu] Castillejo kishte rastin”, përfundoi trajneri. /Telegrafi/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit