Milan nesër luan ndeshjet e kthimit në kuadër të çerekfinales të Uefa Europa League.
Ndeshja luhet në ‘Stadio Olimpico’ të Romës me fillim nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.
Para ndeshjes në një konferencë për media trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se ai beson në aftësitë e klubit të tij, teksa shton se objektiv i vetëm është kualifikimi tutje.
“Duhet të kemi besim maksimal tek aftësitë tona. Kemi kualitetin për të zhvilluar një ndeshje të madhe dhe për të fituar. Sfida e parë nuk vlen më, të mos e mbajmë mendjen aty. Sigurisht që ka shumë gjëra të vogla që mund dhe duhet t’i bëjmë më mirë për të vënë në vështirësi kundërshtarët tanë. Do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe, duhet të vendosim shumë cilësi dhe energji në fushë. Nesër kemi një mundësi shumë të mirë, objektivi ynë i vetëm është kualifikimi në gjysmëfinale“, u shpreh trajneri i Milanit.
Tutje Pioli u ndal për të folur në lidhje me cështjen e futbollistit portugez Rafael Leao.
“Kurrë nuk kemi fituar për shkak të Leaos, dhe as që kemi humbur ndonjëherë për faj të tij. Ne luajmë si skuadër dhe gjithmonë përpiqemi të punojmë së bashku. Për të fituar dhe për t’u kualifikuar është e nevojshme që të gjithë lojtarët të luajnë në maksimumin e tyre“, tha Pioli.
Milan ka humbur sfidën e parë ndaj Romës në San Siro me rezultat 1-0./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...