Trajneri i AC Milan-it, Stefano Pioli ka thënë se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ka qenë i rëndësishëm, mirëpo kanë ndikuar edhe disa faktorë të tjerë.
Suedezi me dy golat e djeshëm ndaj Sampdoria-s ia siguroi “Rosonerëve” pjesëmarrjen në Evropa Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Pioli mendon se shumë faktorë kanë ndikuar në këtë formë të shkëlqyeshme, derisa ndër meritorët ishte Ibrahimovic.
“Zlatan Ibrahimovic-i ishte shumë i rëndësishëm për përmirësimin, por kjo nuk është vetëm kjo”.
“Puna që kemi bërë në muajt e kaluar, arritja e Simon Kjaer dhe ndryshimi i pozicioneve në fushë”.
“Ka numër të gjërave që na kanë lejuar të kemi përformanca të shkëlqyera në formën e duhur”, deklaroi ai.
Në ndeshjen e fundit, Milan-i do përballet me Cagliari-n./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...