Milani pësoi një tjetër humbje mbrëmë ndaj skuadrës rivale të qytetit Inter.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli u mposht me rezultat 2-1, shkruan Arbresh.info.
Kjo ishte humbja e gjashtë me radhë për skuadrën e Milanit në derbin ‘Della Madonina’.
Teksa strategu i Milanit, Stefano Pioli u bë trajneri i parë që pëson gjashtë humbje radhazi në histori të ndeshjeve të këtyre dy skuadrave.
Ai ka humbur gjithsej 10 derbi, një tjetër rekord i keq për italianin.
Kujtojmë se Pioli është pjesë e Milanit që nga viti 2020, kurse tifozët janë duke bërë presion që ai të shkarkohet./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...