Milani e mposhti PSG me rezultat 2:1 në “San Siro” në kuadër të xhiros së katërt në Champions League.
Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për Milanin pasi e mban ende gjallë për kualifikim në raundin tjetër të Chl-së, shkruan Arbresh.info.
Golat për rosonerët i shënuan Rafael Leao në minutën e 12-të dhe Olivier Giroud në të 50-tën. Kurse për parisienët golin e vetëm e shënoi Milan Skriniar.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur pas fitores ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.
Në intervistë për “Bein Sport” , ai tha se lojtarët luajtën me zemër dhe me plot energji.
“Lojtarët luajtën me zemrën e tyre, me energji, është ajo çka e donim. Ne menaxhuam të punojmë si një skuadër kundër një kundërshtari tejet të mirë”, tha Pioli.
Tutje , trajneri i Milanit kishte edhe një paralajmërim për Borussia Dortmundin.
“Sa më shumë lojtarë të gatshëm që kemi aq më mirë për ne. Skuadra punoi shumë mirë së bashku, dhe e meritoi fitoren. Tani ne duhet të bëjmë paraqitje të mirë kundër Dortmundit dhe t’i kalojmë ata”, tha Pioli.
Grupit të “vdekjes” aktualisht i prinë Dortmundi me shtatë pikë, në vend të dytë është Parisi me një pikë më pak, Milani është i treti me pesë pikë, ndërsa Newcastle e fundit me katër pikë./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...