Google ADS

Pioli: Kemi ambicie në Champions League, nuk i frikësohemi askujt

08:03 | 3 Nëntor 2022
K.B

Skuadra e Milanit ka kaluar në fazën tjetër të Champions Leagues pas fitores së sotme ndaj Salzburg.

Milan ka mposhtur Salzburgun me rezultatin e thellë 4:0.

“Nuk ka rëndësi se kë luajmë, në çdo rast do të jetë stimuluese dhe e vështirë”, tha Pioli për Amazon Prime Video Italia.

“Ne jemi kampionë të Italisë dhe duhet të luajmë futbollin tonë, duke u përpjekur të shkojmë sa më larg. Nuk ka nevojë të kesh frikë nga asgjë. Tani duhet të kthehemi në rrugën e duhur në Serie A, të qëndrojmë sa më afër Napolit, që janë në një ecuri të jashtëzakonshme”, përfundoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme