Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, është shprehur i lumtur me fitoren kundër Tottenhamit.
‘Rossonerët’ sonte mundën ‘Spurs’, me rezultat 1-0 falë golit të Diaz, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Tekniku italian pas ndeshjes duke folur për ‘Mediaset’, tha se është i kënaqur me lojën dhe paraqitjen e të besuarve të tij, edhe pse ai e pranon së ishte një ndeshje e vështirë.
“Ishte një ndeshje e vështirë dhe e luftuar kundër një skuadre të vështirë. Kemi luajtur një lojë të mirë, por ne e dimë se sa vështirë do të në ndeshjen e kthimit. Sonte jam i kënaqur me lojën dhe fitoren e arritur”, ka thënë Pioli.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...