Milani ka marrë një fitore me shumë vuajtje në udhëtim te Sampdoria 1-2.
Kampioni në fuqi i Italisë fitoi edhe me 10 futbollistë në fushë pas largimit të Rafael Leaos me karton të kuq.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur pas ndeshjes duke thënë se është një fitore shumë e rëndësishme ndaj një skuadre që ka ndalur edhe Juventusin dhe Lazion.
“Fitoret me 10 futbollistë në fushë janë fitore të vështira, të luftuara, ne luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyer, pastaj vuajtëm nga inferioriteti numerik”.
“Është një fitore e rëndësishme ndaj një skuadre që kishte barazuar në shtëpi ndaj Juventusit dhe Lazios. Na u desh të bënim gabime pak më pak teknikisht, por mendoj se kemi përmirësuar disa situata dhe do t’i vazhdojmë”, u shpreh Pioli.
Ndeshjen e radhës kuqezinjtë do ta zhvillojnë në San Siro në derbi ndaj Napolin, ku të dyja skuadrat do të luajnë pa yjet e tyre.
Te vendasit mungon Rafael Leao shkaku i kartonit të kuq, derisa te Napoli sulmuesi nigerian Victor Osimhen shkaku i lëndimit.
“Të dyja skuadrat mund të humbasin shumë nga mungesa e Leaos dhe Osimhen, ndoshta më shumë ne, sepse mungesa e Rebicit është gjithashtu e mundshme”.
“Këto gjëra ndodhin, tani duhet të rikuperojmë energjitë tona pas një jave të ngarkuar, kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, për renditjen e grupeve dhe më pas do të kërkojmë zgjidhje për Napolin”.
“Do të ruajmë cilësitë dhe karakteristikat tona, është e qartë që Leao do të jetë një mungesë e rëndë për ne”, tha Pioli. /Telegrafi/
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...