Stefano Pioli është tepër i kënaqur me Milanin e tij.
Kuqezinjtë triumfuan 3-1 në fushën e Celtic Glasgowut, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Europa Leagues.
Milani i Piolit i ka fituar të gjitha ndeshjet këtë edicion edhe në Serie A dhe ka nisur diskutimi nëse shtatë herë kampionët e Evropës janë gati për t’u kthyer në maje.
“Çfarë na duhet për titullin? Sa më shumë që të ngremë nivelin teknik, aq më mirë. Është cilësia e lojtarëve që bën ndryshimin. Me afrime të reja në dritaret e merkatos do të jemi në gjendje të rrisim nivelin tonë. Ka shumë skuadra më të forta se ne në letër, por ne mund të përballemi dhe të fitojmë me të gjitha”, deklaroi ai.
“Me Romën do të jetë një provë tjetër e rëndësishme. Duhet të përgatisim veten sa më mirë që të vazhdojmë të bëjmë mirë dhe të vazhdojmë rrugën tone. Pika e kthesës erdhi duke kërkuar lojtarë të përshtatshëm për mënyrën tonë të lojës. Jemi akoma në fillim”. /Gazeta Express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...