Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur pas humbjes tmerruese nga Lazio, në kuadër të Serie A.
Pioli ka thënë se në dy javët e fundit s’ka qenë asnjë paraqitje e mirë e Milanit, teksa ka shtuar se shumë gjëra nuk janë duke funksionuar brenda ekipit.
“Duhet të kthehemi shpejt në Milanello dhe të punojmë mirë. Ne nuk po bëjmë paraqitje sipas mundësive tona. Shumë gjëra nuk po funksionojnë, aspekti mendor dhe aspekti taktik. Unë jam këtu për të folur sepse duhet, përndryshe duhet të mbyllim gojën dhe të kthehemi në punë më mirë. Padyshim një moment delikat. Në dy javë e gjysmë as paraqitje të mira dhe as rezultate pozitive”, tha Pioli për DAZN.
Trajneri italian potencoi se duhet të punojnë për t’u rikthyer aty ku ishin.
“Tani gjërat nuk po shkojnë mirë për ne. Sot, pavarësisht se nuk patëm mundësi të mëdha, krijuam disa raste. Problemi sot nuk ishte aq shumë në trajtimin e topit. Duhet të bëjmë punë më precize dhe të kemi komunikim më të qartë. Mënyra e vetme për të rregulluar situatën është të punojmë për të përmirësuar atje ku jemi duke luftuar”.
“Kemi bërë disa lexime të gabuara dhe kjo ka ndodhur për disa ndeshje. Ne kemi nevojë për më shumë kompaktësi dhe vëmendje. Vazhdimi i këtyre gabimeve krijon edhe më shumë vështirësi. Rezultatet negative sjellin negativitet”.
“Duhet të kthehemi të luajmë siç dimë, duhet të jetë qëllimi ynë i parë. Shfaqjet e fundit nuk kanë qenë ato që ne dimë të bëjmë. Do të përpiqem të flas më pak dhe të punoj më shumë”.
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...