Google ADS

Pioli flet para ndeshjes me Atalanta: Ky është një Milan i ri

17:28 | 23 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Pioli është tejet i kënaqur me skuadrën e Milan.

Trajneri i Milan, Stefano Pioli, ka dhënë komente pozitive pas rezultateve të fundit të skuadrës së tij.

Pioli ka thënë se paraqitjet e fundit të skuadrës së Milan flasin për një skuadër të re tashmë. Të gjitha këto, ai i ka thënë para ndeshjes me Atalanta, skuadër të cilën Milan nuk e ka mposhtur në gjashtë vitet e fundit në shtëpi.

“Nuk kemi nevojë të na kujtojnë këtë. Ne duam që kjo formë e jona të vazhdojë për sa më gjatë të jetë e mundur. Atalanta janë në krye me statistika, por ne po bëjmë mirë dhe duam të japim paraqitje të madhe”, ka thënë Pioli, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi ndryshuar shumë krahasuar me ndeshjen e parë ndaj tyre, e cila ishte e keqe për ne dhe e mirë për ta. Tani është një Milan i ri”, ka thënë tutje trajneri.

Atalanta është skuadra që ka shënuar më së shumti gola këtë sezon, por Milan është në mesin e skuadrave me paraqitjet më të mira pas rifillimit të sezonit. Përballja pritet të jetë tejet interesante.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme