Stefano Pioli duhet të luftojë për punën e tij te Milani, pasi thuhet se kuqezinjtë kishin vendosur ‘praktikisht të shkarkonin’ trajnerin italian në dhjetor.
Kontrata e Piolit me Milanin skadon në qershor 2025 dhe pavarësisht raporteve në rritje për largimin e tij në fund të sezonit, presidenti Paolo Scaroni dhe drejtori Giorgio Furlani kanë konfirmuar së fundmi besimin e tyre te trajneri emilian.
Megjithatë, sipas Calciomercato.com, gjigantët e Serie A kishin vendosur praktikisht të shkarkonin trajnerin e tyre në dhjetor pas një barazimi ‘zhgënjyes’ 2-2 kundër Salernitana në Stadio Arechi.
Por, mungesa e zëvendësimeve bindëse dhe mbështetja nga lojtarët më me përvojë të Milanit thuhet se e bindi klubin të konfirmonte Piolin deri në fund të sezonit.
Sipas raportit, shanset e Piolit për të qëndruar në krye të Rossonerëve sezonin e ardhshëm janë mjaft të ulëta, edhe nëse 58-vjeçari fiton Ligën e Evropës ose titullin e Serie.
Raporti përmend emra si Antonio Conte, Thiago Motta, Roberto De Zerbi dhe Julen Lopetegui si trajnerë me ‘karakteristika interesante’ për drejtuesit e klubi nga Casa Milan. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...